Vdes në burgun zviceran një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Një i burgosur është gjetur i vdekur në burgun “Realta” në Cazis të Kantonit Graubünden, raporton Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

36-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut është zbuluar nga një punonjës i institucionit gjatë një inspektimi të rregullt, ka njoftuar Policia e Kantonit.

“Shkaku dhe koha e vdekjes janë objekt i hetimit nga policia e kantonit në bashkëpunim me prokurorin publik” është shprehur zëdhënësi i policisë Markus Walser i pyetur nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA.

Ai nuk ka dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me vdekjen.