Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgjika 2027

Komuniteti shqiptar në Belgjikë do të ketë dy përfaqësuese në edicionin e ardhshëm të konkursit prestigjioz Miss Belgium 2027.

Leona Krasniqi dhe Griselda Stragu, dy të reja me origjinë shqiptare, janë zyrtarisht pjesë e garës, duke synuar të shkëlqejnë në një nga skenat më të rëndësishme të bukurisë në Evropë, transmeton albinfo.ch.

Familjarë, miq dhe bashkatdhetarë kanë bërë thirrje për mbështetje, duke ftuar shqiptarët në Belgjikë dhe diasporë që të votojnë për kandidatet shqiptare dhe t’i ndihmojnë në rrugëtimin drejt finales së Miss Belgium 2027.

Me elegancën, talentin dhe vendosmërinë e tyre, Leona Krasniqi dhe Griselda Stragu synojnë të lënë gjurmë në konkursin Miss Belgium 2027, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve në Belgjikë dhe në arenën ndërkombëtare.