30 ditë paraburgim për shtetasen e MV, shtypi një qen me veturë dhe tentoi të largohet

Gjykata Themelore në Ulqin i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetases 46-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, Sashka Stojanovska, e dyshuar për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve dhe shkatërrimit të habitatit të tyre.

​Sipas policisë malazeze, më 24 korrik, ajo ka shtypur me dashje me një automjet të llojit “Mercedes” një qen të racës Sharr, ndërsa më pas ka tentuar të largohet nga shteti.

Ajo është ndaluar dhe arrestuar në pikën kalimtare kufitare Sukobin – Muriqan.