Vdes në Gjermani ish-punëtori i Rilindjes, Shemsi Maliqi

Ka ndërruar jetë në Gjermani ish-punëtori i Rilindjes, Shemsi Maliqi, i cili ka punuar për disa vite në rrjetin e shitjes në Gjilan.

Maliqi u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, raporton Mediafokus.info.

Prej disa vitesh, Maliqi jetoi me familje në Hamburg të Gjermanisë.

Varrimi i tij pritet të bëhet në Gjilan. /Mediafokus.info