Vdes në Klinikën Infektive edhe 53-vjeçari nga Peja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient 53 vjeçar nga komuna e Pejës.

“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19.

Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ky është rasti i 22 që përfundon me vdekje, si pasojë e infektimit me coronavirus./mediafokus.info