Vdes nga COVID-19 ikona e humorit, Rasim Thaçi-CIMA
Ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi – Cima.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive për Gazetën Express.
Ai ka disa ditë që ishte duke u trajtuar nga COVID-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive.
Madje familjarët, rreth 10 ditë më parë, kanë kërkuar gjak për të, për të cilin edhe ishte siguruar.

