Virusi po merr edhe jetë të reja

Virusi po vazhdon të marrë jetë çdo ditë në Kosovë, përfshirë edhe moshat e reja dhe personalitete të njohura publike.

Pos aktorit Luran Ahmeti, edhe referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Baçaj, ka ndërruar jetë.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Prehu në paqe!

Në njoftimin e gjykatës nuk përmenden shkaqet e vdekjes së zyrtares së saj, por mediat raportojnë për infektim me COVID-19.