Vdes nga mbidoza make-up artistja kosovare

Make-up artistja kosovare, Marigona Obërtinca, ka ndërruar jetë ditën e sotme dhe më e dhimbshme është arsyeja që ka çuar drejt vdekjes.

Bëhet e ditur se Obërtinca ka vdekur nga mbidoza. Ajo prej ditësh ishte shtruar në spital, pas përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Sakaq, përdorimi i lëndëve narkotikëve në Kosovë, është në nivel shqetësues kohët e fundit.

Sipas statistikave, numri i përdoruesve të drogës po rritet dhe Kosova është duke u përballë me një problem shtesë, pos virusit.