Vdes një 50-vjeçar, dyshohet se ishte infektuar me versionin indian të virusit

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë nga Covid-19. Dyshohet se ai ka qenë i infektuar me mutacionin indian të virusit.

Mësohet se 50 vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri nga Athina aty ku kishte kryer edhe transitin për të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar te Rinasit.

Sipas burimeve zyrtare pranë drejtorisë se shëndetit publik, ka dyshime te forta se 50-vjecari ka qene i prekur nga mutacioni indian pasi simptomat e covid kane qene te ngjashme me variantin e ri indian.

Burime për “Panorama.al” thanë se mostra është dërguar jashtë Shqipërisë per te konfirmuar nëse mutacioni indian ka mbërritur apo jo ne vendin tone.