Vdes një person tjetër me Covid në Kamenicë
Një person tjetër me Covid ka vdekur në Kamenicë. Lajmin e ka konfimruar kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati.
“Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës, si pasojë e virusit SARS-CoV-2.
Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.
Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2″, ka shkruar Kastrati./mediafokus.info/