Vdes pronari i restorantit në Ferizaj ku kishte ndodhur shpërthimi i bombolës së gazit
Genc Sopa, pronar i restorantit “Steak House” në Ferizaj, ku kishte ndodhur shpërthimi i bombolës së gazit në janar të këtij viti, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
“Sot na erdh lajmi për vdekjen e Genc Sopës, afaristit, mikut, dhe një djali shembullor të qytetit.
Ganci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli. Ngushëllimet më t’sinqerta për familjarët dhe gjithë miqtë e tij të shumtë. Të jetë i përhershëm kujtimi për Gencin!”, ka shkruar Basha.
Kujtojmë se nga ky shpërthim ka vdekur një vajzë 20-vjeçare dhe kanë mbetur të lënduar mbi 40 persona tjerë./Mediafokus.info/

