Veç gjobat e shpëtojnë këtë vend nga mbeturinat – Inspektorati vazhdon aksionin në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhjen e parregullt të mbeturinave.

  • 200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë
  • 200 euro gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

“Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit. Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë” – thuhet në njoftim.