Vendim: O deputet, o profesor – nuk ka të dyjat!

Kushdo që është zgjedhur deputet, qoftë nga stafi akademik, qoftë nga ai administrativ duhet ta pezullojë pozitën në Universitet.

Vendimi bazohet në Ligjin për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

“Në rast se nën punësi i shërbimit publik zgjedhet Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, atëherë rastin e tij Ligji Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik në nenin 22, paragrafi 6 e ka përcaktuar kësisoji: “Në rastin e zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtari publik, i cili pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së kandidatit deri në përfundim të mandatit përkatës, në pozitë ekuivalente”, thuhet në opinion ligjor.