Vendimi i Kushtetueses për shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes, hyn në fuqi më 13 prill
Masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit, nuk janë në përputhje me Kushtetutën, ka njoftuar para pak minutash institucioni i Gjykatës Kushtetuese.
Por, kjo Gjykatë e ka lënë vendimin e Qeverisë në fuqi deri më 13 prill 2020.
Pra, mos ngutni sepse kufizimi i lirisë së lëvizjes duket se do të mbetet në fuqi edhe për dy javët e ardhshme, transmeton Mediafokus.info.
“Gjykata ka përcaktuar një datë tjetër të hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj, respektivisht datën 13 prill 2020, përjashtimisht dhe duke marrë parasysh: (i) rrethanat e krijuara me shpalljen e pandemisë COVID-19 në nivel botëror; (ii) rekomandimet përkatëse të institucioneve shëndetësore në nivel shtetëror dhe botëror; (iii) pasojat potencialisht të dëmshme për shëndetin publik si rezultat i shfuqizimit të menjëhershëm të kufizimeve të përcaktuara përmes Vendimit të Qeverisë; dhe (iv) mbrojtjen e shëndetit dhe interesit publik deri në zbatimin e këtij Aktgjykimi nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës”, thuhet, ndër të tjera, në aktgjykimin e Gjykatës Kushtuese./Mediafokus.info/

