Vet-aksident në Kamenicë, vetura godet shtyllën elektrike, lëndohet ngasësi
Në Domarovc të Kamenicës ka ndodhur dje një vet-aksident, ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me drejtues mashkull shtetas i Serbisë, i cili nga pakujdesia duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit, humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke e goditur një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, i lënduari pas marrjes së ndihmës mjekësore në Gjilan, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor.

