Vetaksidentohet për vdekje traktoristi

Një person është vetaksidentuar me traktor dhe si pasojë ka vdekur. Dyshohet se traktori ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur.

Fsh. Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40.  Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë  përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.