Vetura përplaset në një shtyllë elektrike, katër të rinj humbin jetën
Katër viktimat, dy të rinj 23-vjeçarë, një 24-vjeçar dhe një 26-vjeçar, u shpallën të vdekur në vendngjarje, shkruan Metro.
Sipas policisë, një automjet i zi tip Seat Cupra, që po lëvizte nga Liverpooli në drejtim të Knoësley, doli nga rruga pasi u përplas me një shtyllë ndriçimi.
Një pasagjer tjetër, 27 vjeç, u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Banorët që jetojnë pranë vendit të aksidentit thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë rreth orës 01:45, pak ditë më parë.

