Vetura sulmohet me breshëri plumbash, dy persona përfundojnë në spital
Dy qytetarë janë sulmuar nga persona të panjohur me armë zjarri, derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre. Rasti ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës.
Si pasojë e të shtënave të zjarrit, viktimat janë lënduar dhe njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërkaq tjetri në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një karikator me dhjetë fishekë.
“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

