Vidhet arka e xhamisë në Shipashnicë të Kamenicës

Është vjedhur arka e xhamisë në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, në raporton 24 orësh.

“Fsh. Shipashnicë e Poshtme, Kamenicë 19.01.2021 – 10:40-12:53. Është raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori  shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton e policisë./Mediafokus.info/