Vidhet arka në këtë xhami të Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në Xhami (përmes dritares), në arkën e ndihmave kanë vjedhur para të gatshme, raporton Mediafokus.info.

Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje, në xhaminë e lagjes Arbëria.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.