Vishet si grua për të takuar të dashurën në ditën e dasmës, por e pëson keq

Një burrë u vesh si grua për të parë nga afër të dashurën e tij, e cila po martohej me një tjetër.

I dashuruari shkoi në dasmë i veshur me fustan, parukë dhe i lyer, por kur e zbuluan se kush ishte, dasmorët nisën ta rrihnin.

Ngjarja ka ndodhur në Bhadohi të Indisë. I riu kishte shkuar në shtëpinë e të dashurës së tij sekrete, por lëvizjet e tij shkaktuan dyshime tek të ftuarit, të cilët i shkulën parruken dhe e goditën.