Vitia duhet të merret shembull edhe nga Gjilani, i punëson të gjithë mjekët

Komuna e Vitisë, që udhëhiqet nga Sokol Haliti, është shembulli më i mirë në Kosovë sa i përket punësimit të mjekëve të rinj.

Këtu, mjekët punësohen menjëherë dhe nuk presin me vite të tëra sikur në Gjilan, ku udhëheq Alban Hyseni.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me drejtoreshën e QKMF, Vjollca Kadolli-Halili ka pritur sot në një takim 5 mjekë të rinj, të cilët sapo janë bërë pjesë e stafit mjekësor në shëndetësinë primare.

Ditëve të ardhshme, këtij grupi do t`i bashkohen edhe 3 mjekë tjerë për nënshkrim të kontratës.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti nënshkroi kontratat e punës për mjekët e rinj, duke ju uruar atyre suksese në rrugëtimin profesional.

Ai theksoi se ky angazhim është një investim direkt në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.

Përndryshe bëhet me dije se të gjithë mjekët e diplomuar nga Vitia janë të punësuar brenda territorit të komunës së tyre.

Ndërkaq, Gjilani qëndron si mos më keq në këtë drejtim. Dhjetra mjekëve u janë ndërprerë një vit para kohe kontratrat e përkohshme, duke i lënë ata në rrugë.

Në këtë komunë nuk respektohet kurrfarë prioriteti në punësimin e mjekëve dhe as nuk merret paraysh koha e pritjes.

Kriter dominues është afërsia me drejtuesit komunalë. /Mediafokus.info