Vitia në superlativ për Gjilanin: Ka qenë një hap para të gjithëve në luftë kundër pandemisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka lavdëruar të martën Gjilanin për punën e madhe që po e bën në luftë kundër pandemisë Covid-19.

Gjatë takimit të sotëm me kryetarin Lutfi Haziri, Vitia ka thënë se Gjilani ka qenë një hap para, sa i përket ndërmarrjes së masave kundër coronavirusit, raporton Mediafokus.info.

“Sa herë që ne si Qeveri kemi ndërmarrë masa dhe kemi kërkuar zbatimin e tyre kundër Covid-19, Gjilani veç i ka kryer. Pra, ka qenë një hap para të gjithëve”, ka deklaruar Vitia, në takim.

Përndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar të martën këtë komunë, për t’i dhënë mbështetje në luftën kundër pandemisë./Mediafokus.info/