Vjen lajmi i fundit për Trustin: Kryesia e Kuvendit sapo mori këtë vendim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka proceduar për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektorati Policor me autorizime policore.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje për mendim në qeveri u dërgua edhe Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, konkretisht për peticionin e organizuar për tërheqjen e 30% të mjeteve nga TRUST-i.

Kujtojmë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga TRUST-i nuk pati kaluar në Kuvendin e Kosovës, pas inicimit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Kryesia:

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. ​