Vjen reagimi i Beartit: Unë dhe Tea jemi bashkë, ajo është e pafajshme (VIDEO)

Ish-pjesëmarrësi i emisionit Përputhen, Bearti, ka reaguar lidhur me ngjarjen e përfolur sot në media lidhur me të dhe Tean.

U raportuar se Tea dhe Bearti kanë dalë së bashku dhe janë në një lidhje. E gjithë kjo sepse ata postuan materiale si foto dhe video në rrjetet e tyre sociale, shkruan Express.

Ama, interesante është se Tea është përputhur tashmë me tjetër kënd në emisionin përputhen. Madje ata tashmë kanë dalë nga emisioni.

Bearti ka thënë se është në lidhje me Tean, mirëpo kjo e fundit është e pafajshme. Ai gjithashtu premtoi se me kohën do të sqarohet historia e vërtetë e tyre.

“Ndjej një detyrim për publikun që në emrin tim dhe të Teas të flas tani. Çfarë keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua. Jemi bashkë. Por, ju betohem me dorën në zemër se Tea është e pafajshme. Ajo është viktima e kësaj situate dhe jo vetëm ajo. Por, me kohë do ta mësoni të gjithë të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë”, ka thënë Bearti.