Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një BMW
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi një foto e tij në një veturë të shtrenjë ka qarkulluar në rrjete sociale.
Ahmeti përmes Facebookut ka thënë se fotografia ku ai shihet në një veturë BMW nuk është e tij por e një shokut nga diaspora.
“Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardh me votu”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë tutje se shpenzimet e tij si kryetar kryeqyteti janë më të ulëtat në Kosovë.

