“Vjeshta e Gjilanit” vazhdon më portretin letrar të shkrimtarit Jusuf Buxhovi

Kësaj të shtune, më 1 nëntor 2025, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” të Gjilanit, në veprimtarinë e tretë të edicionit të 16-të të Mnaifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, do të vlerësohet PORTRETI LETRAR I JUSUF BUXHOVIT.

Buxhovi është njëri nga shkrimtarët e shquar të Kosovë dhe, fitues i vjemë i Çmimit letrar, “BEQIR MUSLIU”, si çmimi më prestigjioz letrar që e jep komuna e Gjilanit, për vlera të mirëfillta letrare, për shkrimtarët që kanë rrumbullakësuar një karrierë të begatshme me prurje të reja dhe vlera artistike për letërsinë.

Për krijimtarinë e bujshme të tregimtarit, romansierit, historianit e publicistit Jusuf Buxhovi, pritet të flasin, prof dr. Annton Nikë Berisha, shkrimtari Ibrahim Kadriu, poeti e kritiku letrar, Shefqet Dibrani, poetja Kaltrinë Berisha, poeti e kritiku letrar, Nexhat Rexha, magjistri i letërsisë, Arsim Halili dhe krijuesja e re, profesoreshë Blinerë Hajdari.

Me deklamime, fragmente nga krijimataria në prozë e Jusuf Buxhovit do të lexojnë Linditë Ramushi Dushku e Arbisë Krasniqi.

Të pranishmëve do t’iu drejtohet dhe vetë shkrimtari Jusuf Buxhovi me një fjalë rasti.

Këtë veprimtari letrare, së cilës i ka premtuar mbështetje, do ta udhëheqë shkrimtari Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”.

Të pranishmit në këtë veprimtari do ta kenë dhuratë, numrin 47 të revistës letrare AGMIA, numër që i përkushtohet siç është bërë tashmë traditë, fituesit të përvitshëm të këtij Çmimi, botimin të cilin e ka ndihmuar MKRS-ja përmes Departamentit të kulturës, përmes një thirrjeje publike për vitin 2025.

Krijuesit dhe artdashësit janë të mirëseardhur!