Vota është e drejtë për të zgjedhur dhe privilegj

Rexhep Hasani

Zgjedhjet komunale te 17 tetorit 2021, kanë bere qe kandidatet per kryetar te Komunes se Kamenices, ta sfidojne Qëndron Kastratin, kryetar aktual i saj, si: Jeton Biqkaj (LDK), Kadri Rahimaj (VV), Muhamet Kallaba (PDK), Albert Sermaxhaj (Nisma) e Faton Jakupi (AAK).

Na ndajnë vetëm disa javë nga zgjedhjet komunale të së dielës, më 17 tetor te ketij viti, kur Kosova dhe qytetaret e saj do të vendosin për kandidatët që do t’i përfaqësojë në Asamblete Komunale dhe po ashtu per te parin e Komunes se tyre.

Por jo të gjithë do të zgjedhin të votojnë. Disa, nisur nga fakti që nuk përkrahin asnjë parti, nuk do të votojnë. Kjo çëshje vlen shumë për diskutim, megjithatë ka disa arsye të forta pse duhet që të votohet.

Kamenicasit, sipas opinioneve te qytetareve, do te dalin para kutive per ta mbeshtetur kandidatin e preferuar te tyre dhe me pas per t`i kerkuar llogari per votebesimin. Po ashtu, shoqeria civile e kesaj komune, po angazhohet per t`i shtyre qytetaret e Kamenices qe me 17 tetor, te dalin dhe te votojne per ata qe meritojne t`i udheheqin per nje mandat 4 vjecar.

Ne jetojmë në një komune që pavarësisht problemeve të saj, duhet thënë se jemi me fat që gëzojmë të drejtën të votojmë për njerëzit që do të na përfaqësojnë në Asamblete Komunale. Vota është mënyra me e qelluar për të adresuar problemet e qytetareve dhe kete privilegj duhet medoemos shfrytezuar.

Zgjedhjet nuk janë asgjë tjetër veçse një proces ku rezultati varet nga njerëzit që votojnë. Edhe nëse të zgjedhësh që të mos votosh, ju duket një formë votimi, kujtoni që kur numërohen votat, vota e dikujt që ka votuar ka më shumë peshë.

Nese ne si qytetare paguajme taksa, atehere do te keshe mundesine që të vendosësh se si do të shpenzohen paratë e tua dhe kush do t’i menaxhojë ato? Vota nuk është thjesht të zgjedhësh kush do qëndrojë në zyrat e dikastereve dhe kaq.

Shumë njerëz, si për shembull fëmijët, nuk mund të votojnë. Kështu që shumë të tjerë nuk e dinë se votimi është edhe përgjegjësi ndaj njerëzve që nuk e kanë këtë privilegj. Përpos kësaj, prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve, përmes shembullit të tyre, rëndësinë e votimit si e drejtë e zgjedhjes dhe vendimmarrjes.

Historia ka treguar që edhe një votë ka bërë diferencën. Nëse nuk voton, ke humbur të drejtën për të kundërshtuar.

Votuesit, doemos duhet pak a shume te njohin politikat e secilës parti dhe te gjejne se me cilën jane më shumë dakord, të kuptojne se me cilin kandidat mund te jene me tolerante.

Partitë e vogla, ndonëse jo fort të privilegjuara nëpër zgjedhje, historia ka treguar se edhe kandidatët e tyre mund të fitojnë besimin e njerëzve. Kjo tregon qytetarine e nje mjedisi.

Kandidatet e lartpermendur per kryetar te Komunes se Kamenices, keto dite jane prezente ne te gjitha mediat tona televizive dhe qytetaret e Kamenices, po i percjellin me vemendje shpalosjen e programeve te tyre.

Nje gje qe komentohet ne kuloare, tregon se debatet televizive te kandidateve per te parin e komunes, nuk po shfrytezohet per te paraqitur programet e tyre, por insistojne me shume per ta diskriminuar njeri tjetrin. Kjo forme e debatit, paksa i ka indinjuar qytetaret e Kamenices. Ndonese, debatet duhet te kene me shume tolerance dhe kulture per t`i shprehur vlerat e cdo subjekti politik.

Shoqeria civile, kërkon nga qytetaret te votojne për ata që mendojne se do t`i zbatojnë politikat që pajtohen me parimet e tyre. Sipas tyre, vota është privilegj që për fat të keq, sot në botë nuk u jepet të gjithëve – përderisa eshte kjo e drejtë, duhet përdorur.

Per fund, sheshi i qytetit te Kamenices, (i cili po merr pamje mahnitese), vendi me i preferuar i qytetareve te kesaj komune, po pret qe pas perfundimit te 17 tetorit, qytetaret te ecin lirshem dhe t`i kerkojne llogari kryetarit te ri, per premtimet e dhena gjatë fushatës.