“Vrasja e heronjve”, Pacolli e quan Pecin shpifës e gënjeshtar

Ai ka deklaruar se në fund të vitit të kaluar, Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që i bëri publikisht – pati premtuar se një “dëshmitar” do të shfaqej brenda pak ditësh për ta denoncuar.

Sipas Pacollit, ky dëshmitar ende nuk është shfaqur.

“Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky ‘dëshmitar i paralajmëruar’ ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë mund të konkludojmë se Faton Peci ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera”, ka theksuar Pacolli.

Në fund, ai ka shtuar: Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë.