Vrasja e katërfishtë në Pozharan të Vitisë ndodhi brenda familjes Zuka
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në Pozharan të Vitisë. Mediafokus merr vesh se krimi ka ndodhur brenda familjes Zuka.
Sipas burimeve tona, një mërgimtar, i cili nodhej për pushime në vendlindje, dyshohet se ka vrarë tre familjarë dhe më pas ka bërë vetëvrasje.
Më herët, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani e ka konfirmuar për Mediafokus.info se ka ndodhur një vrasje në Pozharan të Vitisë, pa dhënë më shumë detaje.
“Po, mund ta konfirmoj që para pak minutash ka ndodhur një vrasje. Detajet tjera i japim më vonë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.
Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar me rrjedhën e kësaj ngjarje tragjike. /Mediafokus

