Vriten 70 ushtarë ukrainas

Nata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë, ku forcat ruse vranë të paktën 70 ushtarë ukrainas.

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake të dielën, raporton BBC.

Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.

Parlamenti i Ukrainës ka postuar në rrjetin social “Twitter” një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.