Vritet në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova
Një përplasje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani ka tronditur opinionin e atjeshëm publik.
Mediat raportojnë se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër.
Më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur.
BILD raporton se viktima është shqiptar i Kosovës. Ai është 30 vjeç dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017. Mediat hedhin dyshime për një hakmarrje, duke thënë se ai ka vrarë një maqedonas.
Të vërtetëne këtij rasti do ta zbardhin hetimet, pasi as autori i krimit nuk është kapur akoma.

