Walker flet për videon e manipuluar, e quan Thaçin madhështor

Ambasadori William Walker, pas takimit të sotëm me Thaçin, ka folur edhe vetë rreth manipulimit të pamjeve para disa ditësh, kur mediat kishin raportuar se nuk ia ka shtrënguar dorën Thaçit.

Ai ka thënë për Thaçin se është bërë më i qetë dhe më i thinjur, por edhe më madhështor.

“Pra, lejojani që të pushoj pak dhe ju lutem të mos nxirrni gjëra, siç i kishit nxjerrë nga kafeneja afër Reçakut”, ka thënë Walker.

“Po e shfrytëzoj këtë mundësi për të përshëndetur disa milionë miq të mi këtu në Kosovë dhe t’ju uroj fat në këto ditë të ardhshme, një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor dhe t’i jepni pak pushim këtij çunit, ky është bërë më i qetë dhe më i thinjur, por edhe më madhështor. Pra, lejojani që të pushojë pak dhe ju lutem të mos nxirrni gjëra, siç i kishit nxjerrë nga kafeneja afër Reçakut, kur po i jepja një libër dhe po i flisja për një çështje shumë më rëndësi në atë libër.

Dhe, siç shihej, ne po e shkëmbenim librin me njëri-tjetrin kur një gazetar kishte menduar se kjo përfaqësonte një gjë shumë sinjifikante dhe se unë nuk ia kisha shtrënguar dorën presidentit. Dhe, nëse nuk keni gjë kundër, unë do t’ia shtrëngoj dorën edhe një herë. Ju faleminderit shumë, ju faleminderit edhe një herë”, thotë Walker.

Ndryshe, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat “nuk mund të mohohet nga askush”./gazetaScanner/