Xhaxhai kujton gazetaren Ardita Sylejmani

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, xhaxhai Fehmi Sylejmani ka rikujtuar gazetaren e RTK-së, Ardita Sylejmani, e cila vdiq gjatë lindjes, në një spital në Hungari.

“Çdo ditë është e dhimbshme, e çdo përvjetor edhe më i dhimbshëm, pa ty e dashura Arditë. Hijen dhe prezencën tënde po e shohim te tre engjujt e tu, dhuratat më të çmuara nga Zoti i Madhërishëm, e te Greta po na shfaqet përherë Ardita e vogël.

Dashuria dhe malli për Ty kurrë nuk do të shuhet!

Pastë dritë shpirti yt i bardhë në parajsën e botës së amshueshme”, ka shkruar Sylejmani. /Mediafokus.info/