Ikonat e Gilanit tim: Latë Lustraxhiu

Me ndihmën e artistit Lulzim Behxheti, i cili po realizon një ide të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, do t`i risjellim ikonat e qytetit të Gjilanit, të cilët ishin unikë në mënyrën e të jetuarit, sjellje, edukatë. dije, respektin që kishin për të tjerët.

Ata nuk ishin njerëz, thjesht të rëndomtë. Ishin diçka më tepër ose më pak se të tjerët, prandaj mbetën të veçantë.

Ne po sjellim vetëm portretet e tyre, ndërsa biografinë e secilit, veç e veç mund ta plotësoni ju që i keni njohur.

Ikona që po sjellim tani quhet Latë Lustraxhiu. Ja si e ka përshkruar Lulzim Behxheti këtë personazh:

“Ikonat e Gilanit tim”

Kështu do ta quaj këtë aventurë të re…

Stara i radhës Lata

I kemi thanë Lata Magjupi, ka qenë lustraxhi i këpucëve. Para vaktit të korzos, rendi bëhej i gjatë…njeni ishte klient vip…Qemal Gogla, këpucët i shkëlqenin

Lata ishte shumë i dashtun ndër popullatën, s’ka pasë njeri që nuk ishte myshteri i tij

…ehhh more Gilan po i mirë je kanë…./mediafokus.info