Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa në Xheda të Arabisë Saudite do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.
Përveç rëndësisë së madhe sportive, përballja pritet t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare.
Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për duelin vlerësohet në rreth 5 milionë funte.
Nga kjo shumë, Joshua pritet të përfitojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Prenga rreth 1 milion funte. Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga organizatorët.
Për boksierin shqiptar, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij.

