Zemaj shpreson që të mos ketë infektime masive nga protesta e VV’së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kur kanë mbetur edhe pak minuta para fillimit të tubimit të paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar duke rikujtuar edhe vërejtjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se tubimet masive rrisin mundësinë për përhapjen e COVID-19, shkruan Mediafokus.info.

Zemaj thotë se një vërejtje të tillë për shmangien e tubimeve masive e kanë dhënë në mënyrë të vazhdueshme edhe nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ja reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm!

Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë distancën sociale, është e njëjtë sikurse një amator i papërvojë t’ia mësyjë e të ec me majat gishtave të këmbeve në tel. Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish.

Pardje, miqtë tanë të ambasadës së SHBA-ve dhanë paralajmërimin se: “Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”.

Njëjtë e thonë çdo ditë dhe mjekët tanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.

Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri. Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi.

Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia, ka thënë ai./mediafokus.info