Zgjesë Kosumi, një violiniste me talent të rrallë

Violina konsiderohet me të drejtë mbretëreshë e instrumenteve muzikore dhe sidomos kur ajo ndodhet në duart e një mësueseje si Zgjesë Kosumi nga Gjilani, e cila e zotëron atë në mënyrë bravuroze.

Sot në Shkollën e Muzikës në Gjilan, ajo ka mbajtur Koncertin e Klases së Violinës së bashku me Degën e Shkollës së Muzikës në Kamenicë.

“Koncerti ishte bashkim i dy degëve nga nxënësit e Shkollës së Muzikës Gjilan dhe nxënësit e Shkollës së Muzikës, Dega në Kamenicë, të cilët i ofron instrumenti i violinës”, ka thënë Kosumi.

Nga Zgjesa dhe nxënësit e saj, pritet shumë të atdhmen.

Muzika ndihmon pos tjerash edhe në njohjen e talenteve dhe afirmimin tyre përmes lojës me instrumente. /Mediafokus