Zhduken tre fëmijë e një grua gjatë 24 orëve të fundit

Zhduken tre fëmijë e një grua gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit.

Në Prishtinë dy fëmijë, një djalë e një vajzë të mitur janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt e deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.

Në Prizren një persona ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.

Kurse në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka njoftuar se bashkëshortja e tij, me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohuri se ku gjendet ajo.

“Fsh. Ozdrim, Pejë 27.02.2025 – 09:00. Me 03.03.2025 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, me sëmundje psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.