Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në Polici
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Ferizaj është zhdukur.
Rasti është raportuar nga vëllai i personit të zhdukur.
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Brigada 161, Ferizaj 04.07.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij – thuhet në raport.

