Zidane assesi të heq dorë nga Pogba
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, këmbëngulë në transferin e yllit të Manchester United, Paul Pogba.
“Dua Paul Pogba, menjëherë ose në fund të sezonit”, thuhet të ketë thënë Zidane, raporton ‘Marca’.
Por problem mbetet edhe kërkesa e lartë financiare e klubit anglez që vlerëson kartonin e Pogba jo më pak se 120 milionë euro.