Zjarri, vërtet e djeg fluturën, por nuk djeg shpirtin e saj

Iku fluturoi si flutur… (Isuf Myzyri)

Në librin e poetit pers Attar ‘Kuvendimi i Zogjve’, një ndër historitë tregon sesi tre flutura janë të etura për të njohur sekretet e flakës së qiriut.

E para fluturon drejt tij e shikon dhe në kthimin tregon për atë ç’ka pa. E dyta prek qiriun me krahët e saj, por nga frika se mos e digjte veten largohet dhe në kthim pretendon se i njeh sekretet e tij.

Flutura e tretë fluturon drejt qiriut, digjet dhe merr ngjyrën e zjarrit të tij.

Flutura në këtë histori simbolizon njeriun udhëtar në kërkimin e Dritës Hyjnore. Zjarri vërtet e djeg fluturën, por nuk djeg shpirtin e saj. Ai djeg vetëm trupin, këtë formë të përkohshme, duke zhdukur iluzionet e egos.

Nga shkrirja si një qiri i konsumuar përftohet hiri, i cili është drita e pastër e fytyrës së shpirtit.

Udhëtari drejt Dritës Hyjnore përpiqet të kalojë përtej formës për të gjetur të Vërtetën, atë që rrjedh në venat e tij, aty ku (biles më afer damarit të qafes së tij), ndodhet i dashuri, Zoti i Përjetshëm.

Ndaj duhet të qëndrojmë me të dashuruarit që digjen flakë, nga pak çdo ditë e çdo natë…/E.Q./