Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050 për zhvillimin e qyteteve
Zvicra ka shprehur mbështetjen për Kosovën në procesin e hartimit të Vizionit Hapësinor 2050, i cili synon të orientojë zhvillimin afatgjatë hapësinor të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka theksuar rëndësinë e një vizioni të qartë afatgjatë për zhvillimin e balancuar, forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e ndërlidhjes.

