Zyrtare: Messi largohet nga Barcelona

FC Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me kontratën e re të Lionel Messi, duke thënë se ai nuk do të qëndrojë te klubi katalunas. 

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kishin një marrëveshje dhe synimin e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle).

Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht.

FC Barcelona shpreh mirënjohjen për lojtarin dhe kontributin e tij dhe i uron atij më të mirat në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në komunikatën e klubit./Mediafokus.info/