Zyrtarja e OSBE, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-zyrtares së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për spiunazh, duke e dënuar me 6 vjet burgim.

Sipas Gjykatës, e akuzuara është fajtore për veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.

Në dënimin me burgim, të akuzuarës i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata urdhëroi konfiskimin e pajisjeve telefonike.

Gjukanoviqit i vazhdohet masa e paraburgimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi që të pranojë vendimin e Gjykatës.