1 mijë e 844 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar mori jetën e 1 mijë e 844 qytetarëve në Kosovë. Që nga atëherë e deri më tani janë 88 mijë e 755 qytetarë që u infektuan me virusin korona.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në vend janë 13 mijë e 593 raste aktive.

Më së shumti raste pozitive janë shënuar në Komunën e Prishtinës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.