80-vjeçari që humbi jetën në Durrës, ishte gazetari Sylë Osmanaj
Një pushues nga Kosova ishte mbytur duke u larë në det, para dy ditësh. Mediat raportuan për humbjen e jetës së një 80-vjeçari te plazhi i Shkëmbit të Kavajës.
Merret vesh se viktima është Sylë Osmanaj, ish-gazetar në gazetën Rilindja.
Familjarët kanë njoftuar se ai ka humbur jetën tragjikisht më 13 korrik në plazhin e Durrësit.
“Ju njoftojmë se tragjikisht ka humbur jetën më datën 13.07.2021 (duke u mbytur ne ujë në plazhin e Durrësit) gazetari, publicisti dhe shkrimtari i devotshëm i ‘Rilindjes’, Sylë Osmanaj”, kanë bërë të ditur për “Zërin” familjarët e të ndjerit.
Edhe policia në Shqipëri kishte njoftuar për vdekjen e pushuesit nga Kosova.

