U dhunua nga një person i panjohur
Një femër në Suharekë ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person i panjohur. Viktima ka kërkuar trajtim mjekësor, ndërkohë që rasti i saj po trajtohet në procedurë të rregullt.
Suharekë 29.03.2021-21:00. Është raportuar se me 30.03.2021 viktima femër kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi që njëjta dyshohet se është dhunuar nga një person ende i paidentifikuar. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

