Agi Bit, hasjani që bëri histori në Gjilan
Para pesë vitesh, më 6 shtator 2020, ndërroi jetë në Gjilan profesori i historisë në pension, Sabit Demiri, i njohur si Agi Bit.
Sabit Demiri vinte nga familja hasjane e fshatit Konjushë, por ishte i lindur në Gjilan (1945), në lagjen më të vjetër të qytetit, Balec, ku e ka kaluar jetën fëmijërore edhe rinore.
Dy ditë pa e mbaruar vitin shkollor, më 20 maj të vitit 1965, ishte përjashtuar si nxënës i padëshiruar (nacionalist), por me të drejtë regjistrimi në shkollat tjera të mesme.
Punoi në shkollën fillore “Musa Zajmi” si dhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Ai mburrej që ishte kujdestar klase i dy veprimtarë të çështjes kombëtare, Kadri Zeka e Hydajet Hyseni.
Nga Gjimnazi, me disa profesorë të tjerë, ishin larguar si të papërshtatshëm për arsim. /Mediafokus.info

