Rusia po përgatitet për marrjen e Kievit
Të mërkurën, Ukraina tha se forcat e armatosura të Rusisë po përgatiten që ta kapin Kievin, shkruan anews, përcjell Periskopi.
“Sipas informacioneve të tanishme, armiku po përgaditet për një përpjekje të re për marrjen e Kievit”, tha shërbimi i shtypit i ushtrisë ukrainase.
Kievi, qyteti më i populluar i Ukrainës, thuhet se ka qenë relativisht i qetë ditëve të fundit, megjithëse artileria ruse ka goditur perferitë e kryeqytetit.
Më herët gjatë kësaj jave, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka urdhëruar banorët që të rrijnë mbrenda shtëpive të tyre ose në strehimore derisa qyteti po rrit masat mbrojtëse, duke shtuar se po vazhdojnë luftimet e ashpra jashtë Kievit.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës,e cila ka filluar me 24 dhjetor, ka tërhequr dënimet e ndërkombëtarëve dhe ka shpier drejt disa sanksioneve të ashpra kundër Moskës.

